Një pallat në Durrës do të hidhet në erë me tritol, banorët të bëjnë kujdes

schedule10:10 - 21 Maj, 2020

schedule 10:10 - 21 Maj, 2020

Një pallat 6-katësh me numër 1062 në lagjen 7 në Durrës do të shembet me shpërthim të kontrolluar nga IKMT.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njofton se banorët që jetojnë pranë kësaj zone që nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave. Kjo për të shmangur valën goditëse. Po ashtu IKMT u ka bërë thirrje banorëve që të  ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga shtëpitë.

Njoftimi i Bashkisë Durrës:

?Njoftim i rëndësishëm:

?Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh nr.1062 në lagjen 7, prapa drejtorisë së policisë.

Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ? ditën e ENJTE, datë 2️⃣1️⃣ MAJ 2020, nga ora 12.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave ?dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.