Një pako e mbështjellë me natriban në varrezat e Këlcyrës vë në alarm policinë

schedule19:44 - 10 Janar, 2020

schedule 19:44 - 10 Janar, 2020

Një pako e mbështjellë me letër natriban e hedhur në varrezat greke në Manastirin e Shën Nikollës në grykë të Këlcyrës në Përmet ka vënë në alarm policinë e shtetit.

Ky është momenti kur forcat xhenio të ardhur ka Tirana, kryejnë shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë e gjetur në varrezat greke, e cila rezultoi të ishte false.

Shpërthimi i kontrolluar u krye nga ekspertët rreth orës 14: 10 të së premtes.

Ka qenë roja i varrezave i cili ka konstatuar pakon në orët e para të mëngjesit dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

I gjithë manastiri u vendos nën perimetrin e sigurisë dhe deri në mbërritjen e eksperteve askush nuk u lejua të hyjë në zonë.

Varret greke në Shqipëri ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë për banoret e zonës që pretendojnë se janë marrë eshtrat e familjarëve të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!