Policia në Itali ka bërë një dhuratë të vlefshme për Krishtlindje për pacientët që kanë nevojë për transplantim veshkash. Oficerët kaluan në një pjesë të vendit me një Lamborghini për të dorëzuar dy veshkat. Dy organet u dërguan nga Padova në një spital në Modena dhe tjetri në një spital në Romë.
“Të udhëtosh në autostradë për të dhënë dhuratën më të madhe të Krishtlindjes: jetën. Falë babagjyshit special të policisë, dy persona morën një veshkë dhuratë”, shkruan policia italiane. Fotot e postuara tregojnë një polic dhe një infermiere që marrin kutinë që përmban dy veshkat në makinë.
Policia rrugore e Italisë ka dy Lamborghini Huracan, një makinë me 600 kuaj fuqi që mund të arrijë 325 kilometra në orë. Zakonisht i përdor për të ndjekur automjetet, por shumë herë ato përdoren edhe për transportin e organeve për transplantim. /abcnews.al