Aksidenti tragjik i Rrogozhinës u bë shkak për humbjen e tre jetëve mëngjesin e sotëm. Një prej viktimave ishte edhe Oficeri i Policisë së Burgut, Tonin Mhilli.
Mësohet se Mhilli ishte babai i gazetares së njohur të televizionit Valbona Mhilli.
Kjo e fundit ka bërë disa postime në rrjetet sociale duke njoftuar largimin nga kjo jetë të babait të saj.
“Pse ike u ba pa mua. Pse e doje punën më shumë se ne o ba? Pse o komisari i jetës sime, o dashuria ime, o dritë, o jeta ime, i le ëndrrat në mes, o ba çohu,” shkruan gazetarja , teksa poston edhe një video me babanë e ndjerë.
Krahas Mhillit, nga aksidenti humbën jetën edhe Bajram dhe Merushe Koni, burrë e grua.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes mbeti i vdekur në vend oficeri i burgut Toni Mëhilli, 54 vjeç.
Policia ka shoqëruar njërin prej drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident, Endrin Lilën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.
/abcnews.al