Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Një nga tre ndeshjet që e doja më shumë”, Neymar qan mungesën ndaj Barçës

schedule15:58 - 16 Shkurt, 2021

schedule 15:58 - 16 Shkurt, 2021

Neymar nuk do të jetë sonte në ndeshjen që PSG do të luajë ndaj “dashurisë” së parë europiane të tij, Barcelonës (21:00). Braziliani pësoi një dëmtim në kofshë në ndeshjen ndaj Caen në Kupën e Francës dhe do i duhet rreth 1 muaj kohë për t’u rikuperuar.

Ky dëmtim e ka lënduar shumë mendërisht brazilianin, i cili donte me gjithë qenien e tij të përballej edhe njëherë me Messin, me të cilin pushtoi botën në vitin 2015. Në një postim në Twitter Neymar tregon se kjo është një nga tre ndeshjet që do donte ta luante me patjetër.

“Një nga tre ndeshjet, që do doja ta luaja më së shumti”, shkruan Neymar duke e shoqëruar fjalinë e tij me emoji të qare. Kujtojmë se në vitin 2017 ai ishte vrasësi i PSG në atë fitore historike me shifrat 6-1, që përmbyste fitoren 4-0 të francezëve në ndeshjen e parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!