Florian Marku dhe Miguel Parra Ramirez do të ndeshen mes tyre më 25 gusht në “Air Albania” për titullin WBC Silver.
Një duel i veçantë ky për boksierin shqiptarë, i cili do të ketë fatin të fitojë këtë medalje para tifozëve të tij në Tiranë, por për të ngritur lart flamurin shqiptarë duhet të mposhtë kundërshtarin meksikan në ring.
Pikërisht ky i fundit ka dhënë deklaratën e tij përpara kësaj përballje të rëndësishme që do të luhet ditën e enjte.
“Jam i kënaqur që jam në Shqipëri. Do jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierën time. Do i tregojmë në ring pikat e forta e të dobëta. Duhet të jap gjithçka në ring.
Ne meksikanëve na pëlqejnë luftërat. Do e shohim në ring gjithçka. Në ring do jemi vetëm unë e Marku, do shohim vetëm fytyrat e njeri-tjetrit.
E kam të qartë se Marku ka mbështetje. Në ring do jemi vetëm ne të dy. E kam imagjinuar që mund t’ia jap një knock-out Florianit. E rëndësishme është të japim maksimumin në ring. Jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka theksuar boksieri meksikan. /f.a/abcnews.al