Një nga memorialet e fundit publike në Hong Kong për të vrarët në protestat në Tiananmen është mbuluar

schedule02:58 - 30 Janar, 2022

schedule 02:58 - 30 Janar, 2022

Një nga memorialet e fundit publike në Hong Kong për të vrarët në protestat në Tiananmen është mbuluar. Memoriali është një kaligrafi e pikturuar në trotuarin e një ure që i’u bënte homazhe protestuesve pro-demokracisë të vrarë nga autoritetet kineze në Pekin në 1989. Ajo u mbulua me metal të shtunën nga Universiteti i Hong Kongut, i cili e quajti mirëmbajtjen rutinë të punës.

Por heqja e tij vjen pasi Pekini po godet gjithnjë e më shumë disidencën politike në Hong Kong. Hong Kongu dikur ishte një nga vendet e pakta në Kinë që lejonte përkujtimin publik të protestave në Tiananmen që është një temë shumë e ndjeshme në vend. Masakra e Sheshit Tiananmen erdhi mes demonstratave në shkallë të gjerë që bënin thirrje për liri më të mëdha politike raporton “BBC”.

Mijëra njerëz qëndruan për javë të tëra në shesh, por në qershor 1989 ushtria hyri dhe trupat hapën zjarr. Qeveria kineze thotë se 200 civilë dhe disa dhjetëra personel sigurie vdiqën, por vlerësime të tjera variojnë nga qindra deri në 10,000 njerëz. Që kur Kina ka filluar të forcojë kontrollin e saj mbi Hong Kongun, ajo e ka pastruar qytetin nga kritikat ndaj partisë komuniste në pushtet.

Muajin e kaluar, një statujë e famshme në Universitetin e Hong Kongut, Shtylla e Turpit u hoq. Të nesërmen, dy universitete të tjera në qytet hoqën monumentet. Memoriali i fundit që është hequr është kaligrafia e pikturuar në një trotuar në urën Swire jashtë një konvikti universiteti.

Në fillim të këtij muaji, një aktivist pro-demokratik i Hong Kongut u burgos për organizimin e një manifestimi për të përkujtuar goditjen në Sheshin Tiananmen. Autoritetet e Hong Kongut e kanë ndaluar manifestimin për dy vitet e fundit, duke përmendur kufizimet për Covid, megjithëse aktivistët kanë akuzuar zyrtarët lokalë për përkulje ndaj presionit nga Pekini. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!