Një nga katër oficerët e akuzuar për vdekjen e George Floyd, lirohet nga burgu

schedule12:05 - 11 Qershor, 2020

schedule 12:05 - 11 Qershor, 2020

Një nga katër oficerët e policisë së Minneapolis të akuzuar për vdekjen e George Floyd u largua nga qelia, pasi pagoi lirimin me kusht mbasditen e së djeshmes.

Thomas Lane pagoi shifrën prej 750,000 mijë dollarësh tregon një përfaqësues i zyrës së sherifit.

Avokati i tij, Earl grey, u  shpreh se polici pranoi kushtet e dhëna dhe tashmë është në lirim me kusht. Vendndodhja e Lane nuk u bë publike, për shkak të frikës nga protestuesit e dhunshëm.

Seanca gjyqësore e oficerit është në datë 29 qershor. Avokati i tij planifikon të mohojë çdo akuzë.

Oficerët e tjerë të policisë  ndodhen ende në burgim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!