“Një nga hartuesit e marrëveshjes së detit në 2009”, presidenca: Gënjeshtar, Meta ka qenë në opozitë!

schedule12:40 - 21 Tetor, 2020

schedule 12:40 - 21 Tetor, 2020

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit të saj Tedi Blushi në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama ditën e sotme, se edhe Ilir Meta ishte pjesë e marrëveshjes së detit me Greqinë më 2009-ën.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet.

Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009.

O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë.

Mashtrimi është vesi i tij!

Vesi del me shpirtin!”, shkruan Blushi.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!