Një nga automjetet me shpejtësi marramendëse, pamje nga aksidenti me 6 të lënduar në Tepelenë

schedule15:52 - 20 Mars, 2022

schedule 15:52 - 20 Mars, 2022

Një nga automjetet e përfshira në aksidentin e ndodhur në aksin Krahës-Mallakaster pasditen e së dielës ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave.

Mësohet se automjeti tip Mercedez-Benz me targa B123OO i cili është përplasur frontalisht me automjetin tjetër tip “Renault” që ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë. Për pasojë, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar.

Dy shoferët dhe katër pasagjerë. Ndërkohë mësohet se tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes duket se impakti i përplasjes ka qenë i lartë dhe dëmet materiale janë të shumta.

Shkaqet e aksidentit po hetohen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!