Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, problemet mbeten edhe për Evropën, pasi një në tre persona me aftësi të kufizuara është në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social, shkruan salute.eu.
Si të mos mjaftonte kjo, sipas sociologëve 17% e tyre kanë pësuar dhunë apo abuzime.
Megjithatë, këta njerëz shpesh e gjejnë veten në telashe, ku shpeshherë janë viktima të barrierave fizike, kulturore dhe sociale të cilat kufizojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën e përditshme.
Bota e punës është një shembull emblematik.
Papunësia e personave me aftësi të kufizuara është 20%, pothuajse dyfishi i 11,3% të popullsisë evropiane.
Vetëm 33% e kompanive të mëdha respektojnë nevojat e punonjësve me aftësi të kufizuara, ndërsa përqindja rritet në 56% në kompanitë e vogla.
Veriu i Evropës konfirmon veten si më gjithëpërfshirës me gjashtë nga 10 kompani më “të ndjeshme” ndaj nevojave të punonjësve me aftësi të kufizuara, ndërsa në qendër-jug ka vetëm katër nga 10.
Axhenda 2030 për zhvillim të qëndrueshëm bazohet gjithashtu në parimin që askush të mos mbetet pas, duke përfshirë edhe personat me aftësi të kufizuara.
Bashkimi Evropian synon të forcojë shërbimet shëndetësore kombëtare dhe të përmirësojë të gjitha ato struktura që mund të lejojnë akses efektiv në shërbime për të gjithë njerëzit.
Gratë me aftësi të kufizuara përballen edhe më shumë me diskriminim.
Vetëm 49% e tyre kanë punë me pagesë.