Një në katër persona kanë simptoma të Covid edhe pas 6 muajsh

schedule15:40 - 16 Korrik, 2021

schedule 15:40 - 16 Korrik, 2021

Simptomat e COVID-19 zgjasin për gjashtë deri në tetë muaj tek pacientët edhe pasi janë rikuperuar. Megjithëse shqetësimi kryesor i ekspertëve shëndetësorë dhe shkencëtarëve ishte trajtimi i COVID-19, pasi pasojat e “Covid të zgjatur” në shëndetin fizik dhe mendor nxjerrin në pah nevojën për hetime të mëtejshme se si mund të parandalohet dhe trajtohet sëmundja.

Studiuesit morën në shqyrtim 431 persona të cilët rezultuan pozitivë me SARS-CoV-2 gjatë periudhës Shkurt-Gusht 2020 dhe iu kërkua të plotësonin një pyetësor shëndetësor. Mosha mesatare e pjesëmarrësve është 47 vjeç.

89% e pjesëmarrësve kishin simptoma  dhe 19% kishin nevojë për shtrim në spital. 26% e totalit raportuan se ata nuk ishin shëruar plotësisht gjashtë deri në tetë javë nga dita e diagnozës dhe kishin simptoma: 55% lodhje,  25% probleme në frymëmarrje dhe 26%  vuanin nga depresioni.

Gratë dhe pacientët që ishin shtruar në spital kishin simptoma të vazhdueshme në krahasim me pacientët meshkuj dhe ata që nuk ishin shtruar në spital.  Sipas studimit, 1 në 4 (26%) nuk ishte shëruar ende edhe pas 6 deri në 8 muaj pas rikuperimit me Covid./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!