Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një në katër banorë në kryeqytetin indian është infektuar me Covid-19

schedule13:31 - 21 Korrik, 2020

schedule 13:31 - 21 Korrik, 2020

Gati një në katër banorë në kryeqytetin e Indisë, Delhi, është infektuar me koronavirus. Keto të dhëna kanë dalë nga testet e antitrupave.

Sondazhi qeveritar tha se 23,48% e 21,387 personave, mostrat e gjakut të të cilëve u testuan kishin antitrupa Covid-19.

Infeksionet në qytet janë shumë më të përhapura nga sa tregon numri i rasteve të konfirmuara.

Delhi deri më tani ka regjistruar 123,747 raste, ekuivalente me më pak se 1% të popullsisë së saj prej 19.8 milion.

Një njoftim për shtyp i qeverisë thotë se ndryshimi tregon se “një numër i madh i personave të infektuar mbesin asimptomatikë”.

Ekspertët thonë se studimi, i pari i këtij lloji në Indi, është thelbësor sepse do të ndihmojë autoritetet të kuptojnë më mirë përhapjen e virusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!