Një në dhjetë holandezë nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë

schedule22:21 - 16 Prill, 2024

schedule 22:21 - 16 Prill, 2024

Pavarësisht të gjitha masave të qeverisë për rritjen e fuqisë blerëse, grupi i njerëzve që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm nuk është ulur në dy vitet e fundit, tha Kryqi i Kuq, bazuar në hulumtimin e kryer nga organizata kërkimore e marketingut Ipsos I&O.

Nëntë për qind e të anketuarve kanë deklaruar se ndonjëherë ka shumë pak ushqim, njësoj si në vitin 2021.

14 për qind e tyre thanë se përballen me mungesë ushqimi, ata nuk kanë domosdoshmërisht shumë pak ushqim, por ushqimi i tyre është i pashëndetshëm ose nuk ka shumëllojshmëri të mjaftueshme.

Rreth gjysma e këtij grupi deklaruan se nuk mund të përballonin ushqimin e duhur dhe shumë thanë gjithashtu se nuk kishin kohë.

Kryqi i Kuq ka identifikuar të paktën 450,000 të rritur që vuajnë nga “mungesa e fshehur e ushqimit”, raporton Tanjug.

Ata kanë nevojë për ndihmë dhe duan ndihmë, por nuk e marrin, sepse të ardhurat e tyre janë shumë të larta për një bankë ushqimore.

Disave u vjen turp të kërkojnë ndihmë ose nuk u pëlqen të shpjegojnë financat e tyre për të marrë mbështetje.

Disa nuk janë të vetëdijshëm për opsionet që kanë për të marrë ndihmë.

Kryqi i Kuq shpërndan bonuse ushqimore javore, me të cilat njerëzit mund të blejnë sende ushqimore me vlerë rreth 20 euro në supermarket, në rreth 30,000 familje në Holandë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!