Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Farage humbi/ Rama i pergjigjet Farage: Shifrat nuk jane fusha jote! Eja në Shqipëri si turist

schedule18:50 - 29 Qershor, 2025

schedule 18:50 - 29 Qershor, 2025

Basti me emigrantët vijon për të dytën ditë radhazi. Deputeti britanik Nigel Faraxh dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kanë replikuar sërish në distancë me shifra. Britaniku pretendon kësaj radhe se ka fituar bastin me Ramën dhe paralajmëron hapin e radhës

“Ne Mbretërinë e Bashkuar ka 53,000 qytetarë shqiptarë dhe 1,099 prej tyre janë në burgjet tona. Në fakt, kjo është 1 ne 48. Do t’i kërkoj Sekretarit të Brendshëm të organizojë që të gjithë këta të burgosurit t’ua kthejë”, tha Nigel Faraxh.

Por kryeministri e ka korrigjuar. Rama i shpjegon Faraxh se shifrat e tij janë sa te vogla po aq dhe të gabuara, ndaj dhe bastin me shqiptaret e ka humbur.

“Censusi” juaj për shqiptaret në Mbretërinë e Bashkuar është qesharak. Ju pretendoni se janë 53,000. Në realitet, numri është shumë më i lartë, disa herë më i madh. Pasi nuk përfshin emigrantët e paligjshëm, përfshirë mbi 12,000 që mbërritën me varka të vogla në vitin 2022. Disa vlerësime sugjerojnë se popullsia e vërtetë shqiptare mund të jetë deri në 140,000, çka do të thotë se me pak se një në 100 ndodhen në burg.”

Ne fund, kryeministri i Shqipërisë ka nja apel për kujtesën e britanikut, dhe një ftesë.

“Ne kemi bashkëpunuar me përkushtim me qeverinë britanike për të ulur ndjeshëm emigracionin e paligjshëm dhe për të luftuar krimin. Këtë e dëshmojnë shifrat reale dhe kjo quhet bashkëpunim. Pres me kënaqësi ju mirëpres në Shqipëri.”

Debati nga Londra ne Tirane filloi pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi planin e Britanisë së Madhe për të ndërtuar kampe emigrantesh ne vende te tjera e dëbuar refugjatet nga ishulli. Një plan te cilin Rama ia ka refuzuar për Shqipërinë. Kjo nuk u prit mire nga politikani Faraxh. Ai sulmoi kryeministrin Rama me nje analize te The Telegraph. Por pavarësisht bastit politik, një gjë është e sigurt, refugjatet e Britanisë nuk do të përfundojnë në Shqipëri, kurse Faraxh e ka tashme një ftesë për ë ardhur, jo si refugjat, po si turist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!