Një ndër më të mirët në botë, snajperisti kanadez shkon në Ukrainë: Do ta mposhtim Putinin

schedule12:08 - 10 Mars, 2022

schedule 12:08 - 10 Mars, 2022

Një snajperist kanadez  i është bashkuar forcave të Ukrainës, duke iu përgjigjur thirrjes së presidentit Volodymyr Zelenksky për të luftuar kundër agresionit rus, shkruan The Independent

Snajperisti i identifikuar si “Wali” hyri në Ukrainë nga Polonia me një grup veteranësh britanikë dhe kanadezë gjatë javës së kaluar duke u strehuar në një shtëpi për t’u bashkuar me forcat e Ukrainës.

Wali ka luftuar në Afganistan midis 2009 dhe 2011 dhe në Irak me forcat kurde në 2015 kundër ISIS. Sipas ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, më shumë se 20,000 persona nga 52 vende kanë dalë vullnetarë për të luftuar kundër forcave ruse pas thirrjes së Presidentit Zelenksy.

Së bashku ne mundëm Hitlerin dhe do ta mposhtim edhe Putinin”, tha ai.

“Unë dua t’i ndihmoj  sepse ukrainasit duhet të gëzojnë lirinë e tyre. Është kaq e thjeshtë,” tha Wali.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!