Fundjava shoqërohet me trafik të rënduar në aksin e rrugës nacionale Thumanë- Fushë Krujë.
Makthi për drejtuesit e automjeteve në këtë aks rrugor shoqërohet thuajse në çdo fundjavë.
Shkak për qarkullimin e dendur të automjeteve, është fakti se ata shfrytëzojnë zonat turistike, për të kaluar fundjavën.
Thumanë-Fushë Krujë mbetet një ndër akset më problematike në rrugët e veriut.
Efektivët rrugorë në të tilla situata nuk u vijnë në ndihmë drejtuesve të automjeteve për normalizimin e trafikut, dhe gjetjen e një zgjidhjeje duke përdorur rrugët alternative, siç mund të jetë aksi i vjetër nga Thumana deri në Fushë Krujë./abcnews.al