Një ndalesë në Qafë Thanë/ Fluks udhëtarësh, turistë maqedonas vijnë në Shqipëri

schedule11:29 - 10 Gusht, 2023

schedule 11:29 - 10 Gusht, 2023

Disa ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovacevski, në një takim pikërisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, lajmëruan për lehtësimin e procedurave për kalimin e udhëtarëve në këtë pikë kufitare, duke pasur vetëm një ndalesë.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj në një lidhje direkte nga Qafa Thana është shprehur se lehtësirat kanë dhënë frytet e tyre, pasi edhe pse në këtë pikë kalimi në orët e fundit kanë kaluar gati 6 mijë qytatarë, nuk ka pasur radhë apo vonesa.

Në pikë kufitare është vetëm një sportel dhe veprimet kryhen njëkohësisht edhe nga pala shqiptare edhe nga maqedonase.

“Kemi vetëm një sportel. Veprimet kryhen njëkohësisht nga të dyja palët. Kjo ka shmangur  rradhët bezdisëse gjatë sezonit.

Vetëm gjatë orëve të fundit janë 5,700 qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri, nga kjo pikë kufitare.

Pika e kalimit më e madhe në juglinjde. Nga kjo pikë hynë dhe nga Bullgaria e Turqia. Edhe për Serbët, deti shqiptar mbetet vendi i preferuar i tyre. Lehtësirat  kanë pasur një ndikim majft pozitiv” tha ndër të tjera gazetari.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!