Muzeu i Shangait tërhoqi një numër të madh vizitorësh këtë verë me një ekspozitë kushtuar Egjiptit të lashtë.
Ndër objektet e ekspozuara janë statuja të shumta të maceve që nderohen si hyjni, ndaj muzeu ka vendosur të hapë dyert për pronarët e maceve dhe kafshët e tyre shtëpiake.
Muzeu lejoi deri në 200 vizitorë të sillnin macet e tyre në ekspozitë të shtunën në mbrëmje, frymëzuar nga perëndeshë e lashtë egjiptiane Bastet, e cila shpesh përshkruhej në formë mace, raportoi Reuters.
Kështu, macet lejohen të hyjnë në pjesën e ekspozitës të quajtur Secrets of Sacare.
Ekipet arkeologjike egjiptiane zbuluan një tempull kushtuar maceve në Saqqara dhe gjithashtu u gjetën mumie dhe statuja të shumta macesh, tha Li Feng, zëvendësdrejtor i Muzeut të Shangait.
“Kjo është arsyeja pse, në planifikimin e kësaj ngjarjeje, ne morëm temën e maceve, dhe më pas dolëm me idenë për të organizuar një mbrëmje Meow kur macet lejohen të hyjnë”, tha ai.
Ekspozita kushtuar Egjiptit ka nisur më 19 korrik dhe do të zgjasë deri më 17 gusht të vitit të ardhshëm./abcnews.al