Një muaj pas vdekjes së Berlusconi, mbahet meshë private në rezidencën e ish-kryeministrit

schedule10:05 - 13 Korrik, 2023

schedule 10:05 - 13 Korrik, 2023

Familja dhe miqtë e ngushtë u mblodhën në shtëpinë e ish-kryeministrit të ndjerë dhe liderit të partisë politike “Forza Italia” Silvio Berlusconi të mërkurën për një meshë private një muaj pas vdekjes së tij.

Të pranishëm mes të fturave ishin vajza e madhe e Berlusconit, Marina, miku i tij i ngushtë Marcello Dell’Utri, si dhe Antonio Galliani, Fedele Confalonieri.

Kujtojmë se, ish-kryeministri Berlusconi vdiq në një spital të Milanos më 12 qershor në moshën 86-vjeçare.

Ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele për analiza pasi kaloi 45 ditë atje për trajtim për një infeksion të mushkërive që lidhej me leuçeminë e tij kronike të pazbuluar, duke përfshirë 16 ditë në kujdes intensiv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!