Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të zhvillojë një vizitë në Korenë e Veriut më 18 dhe 19 tetor. Ministria e Jashtme ruse tha se Lavrov vjen një muaj pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un zhvilloi një vizitë në Rusi ku edhe u takua me presidentin rus Vladimir Putin, ku diskutuan lidhur me bashkëpunimin ushtarak, përfshorë edhe programin satelitor të Koresë së Veriut dhe luftën në Ukrainë.
Uashingtoni ka akuzuar Phenianin se i ka afruar armë Moskës për luftën e saj në Ukrainë, duke përfshirë edhe nëj dërgesë të fundit me municione në Korenë e Veriut, edhe pse kjo është mohuar nga të dy vendet./abcnews.al/