Një muaj para zgjedhjeve, Nora Malaj shpërndan fletëpalosje dhe petulla në rrugët e Tiranës

schedule16:16 - 24 Mars, 2021

schedule 16:16 - 24 Mars, 2021

Një ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës për zgjedhjet e 25 Prillit, figurat e partive të ndryshme e kanë nisur tani aksionin politik për të bindur qytetarët për një votë në favorin e tyre.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Nora Malaj ka ndarë në profilin e saj në Facebook, disa foto nga takimet me qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës. Malaj ka shpërdarë fletëpalosje me programin e LSI dhe petulla për disa të rinj.

Ajo thotë se të gjithë njëzëri ndaleshin për të diskutuar duke e mirëpritur programin e partisë së saj pasi janë të zhgënjyer dhe të mërzitur nga kjo qeveri.

“Dashuria njerëzore kapërcen çdo pengesë!  Teksa shpërndanim fletëpalosjet e programit të LSI te njësia 10 askush nuk qëndronte indiferentë!  Të gjithë , një zëri , plotë energji e mirësi pranonin fletëpalosjet dhe ndaleshin per të diskutuar e dialoguar mbi programin e LSI !  Të mërzitur e zhgënjyer , ata shprehen të gatshëm për të shkuar në Votime , si mision kombëtar !

Teksa vazhdonim rrugën , nëna nga ballkoni na thërret e na ofron që t’i shkojmë pranë! Ndaj i dua njerëzit se për ta nuk ka rëndësi nese shkon nga dera apo nga ballkoni !

Ata e ndjejnë dashurinë që percohet dhe energjinë e mirë për ta ! Bekimi i kësaj nene e duart e shtrēnguara me dashuri nga banorët pranë gjimnazit “Qemal Stafa “ , tregon se 25 Prilli dita e fitores , e së mirës kundra së keqes , e mirënjohje dhe ndjesërisë njerëzore, kundra arrogancës e papërgjegjësisë është shumë pranë!

Dashuria e nënës është bekim për brezat dhe për vendit !  Edhe 30 ditë na ndajnë nga fitorja e së mirës për Shqipërinë!”, shkruan Nora Malaj./mv.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!