Një muaj nga ardhja në jetë, Ed Sheeran fotografohet për herë të parë me vajzën

schedule09:26 - 9 Tetor, 2020

schedule 09:26 - 9 Tetor, 2020

Këngëtari Ed Sheeran është fotografuar për herë të parë, me vajzën e tij të porsalindur, Lyra Antarctica, pesë javë pasi gruaja e tij Cherry Seaborn lindi. 29 -vjeçari, dukej një baba i përkushtuar teksa doli për shëtitje në Londër të enjten në mëngjes me vajzën e tij, shkruan DailyMail.

Ed dhe Cherry njoftuan ardhjen në jetë të vajzës së tyre në Instagram në fillim të shtatorit pasi mbajtën sekret shtatzëninë e Cherryt deri disa javë para lindjes së Lyrës.

Krijuesi i hiteve “Shape Of You” dukej i veshur në mënyrë rastësore gjatë shëtitjes, duke dalë i veshur me xhinse të zeza dhe xhaketë lëkure. Ai kishte vënë në kokë një kapele bejsbolli, teksa në anën tjetër mbante edhe një shishe me ujë.

Ndërsa vogëlushja Lyra ishte veshur me rroba të bardha, ndërsa pushonte në sediljen e zezë të veturës, ndërkohë që gjatë shëtitjes ishte vënë në një karrocë të vogël fëmijësh.

Kujtojmë që Ed njoftoi lindjen e vajzës në jetë më 1 shtator, duke ndarë me fansat një fotografi të çizmeve të Lyrës dhe një batanije shumëngjyrëshe. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!