Që nga ardhja në jetë e Guerilit me 28 Nëntor, Gold Ag dhe partnerja e saj Ermira Shkodra kanë ndarë me ndjekësit disa imazhe të ëmbla të djalit të tyre. Sot, bëhet një muaj që artisti dhe Ermira shikojnë prindërimin, dhe kjo e fundit ka publikuar një fotografi të bukur në rrjete sociale. Në foto shihet Goldi duke qëndruar i shtrirë pranë të birit.
Goldi shpjegoi pak kohë më parë pse ka vendosur ta quajë djalin me këtë emër. “Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril.”, ka shpjeguar Gold AG. /abcnews.al


