Një makinë është përfshirë nga flakët në aksin Shkodër- Velipojë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme gjatë kohës kur makina ishte në ecje.
Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Dyshohet që shkak për zjarrin të jetë bërë një defekt elektrik. Për disa minuta rruga u bllokua duke krijuar trafik automjetesh në të gjithë gjatësinë e saj. Pas ndërhyrjes se policise rrugore lëvizja e mjeteve vijoi normalisht. /abcnews.al