Lëvizje te Skënderbeu. Mesfushori Lancinet Sidibe i është bashkuar “Ujqërve të Dëborës” dhe menjëherë ka nisur mini-fazën përgatitore me pjesën tjetër të ekipit, të cilën Skënderbeu po e kryen në Durrës. 23 vjeçari është afrimi më i fundit i ekipit korçar në këtë merkato të janarit.
Sidibe ishte pjesë e Teutës, por këtë sezon luajti për ekipin e Besëlidhjes, si i huazuar. Pas gjashtë muajsh në Lezhë, mesfushori ka lëvizur sërish, kësaj radhe për t’iu bashkuar Skënderbeut. 23 vjeçari luan prej 5 vitesh në Shqipëri.
Te Skënderbeu, do të ketë dhe një rikthim të rëndësiëshëm në mbrojtje. Në muajin shkurt, Bajram Jashanica do të ketë mundësinë të rikthehet në fushat e blerta, pasi dënimi i tij 2 vjeçar për përdorim dopingu, mbaron. Jashanica do të jetë një rikthim shumë i rëndësishëm për “Ujqërit e Dëborës” për pjesën e dytë të sezonit./abcnews.al