Youtube është padyshim një ndër aplikacionet më të përdorur në të gjithë botën. Në YouTube mund të gjejmë pothuajse pafund përmbajtje informative, por gjithashtu jemi të “bombarduar” vazhdimisht me reklama. Megjithatë, ka një mënyrë shumë të thjeshtë për t’i hequr qafe ato.
Siç e keni vënë re, jo të gjitha videot në YouTube paraprihen nga një reklamë. Në përgjithësi, neve na shfaqen reklama në platformë rreth dy nga tre herë kur hapim një video. Këtë gjë mund ta përdorim në favorin tonë duke eliminuar reklamat pa përdorur asgjë dhe pa paguar për abonimin Premium.
Hapni dhe mbyllni me shpejtësi videon derisa platforma të mos na e tregojë më reklamën. Duhet ta mbyllni dhe rihapni videon maksimumi tre herë për ta parë më në fund pa reklama. /abcnews.al