Një masiv shkëmbor ka bërë që disa familje në Tërbuq të Gjirokastrës të braktisin shtëpitë dhe të sistemohen tek të afërmit e tyre. Shkarjet e tokës kanë dëmtuar bazamentin e shkëmbit që mund të rrëzohet nga çasti në çast.
Ky shkëmb në kodër u rri mbi kokë banorëve të Tërbuqit në Gjirokastër. Tetë familje u evakuuan natën e kaluar. Nuk do kthehen në shtëpite e tyre derisa masivi shkëmbor të shkatërrrohet. Bazamenti i tij është dëmtuar për shkak të shkarjeve të tokës nga reshjet.
Banorët tregojnë se përveç shkëmbit, ujësjellësi i fshatit është dëmtuar dhe ata nuk po furnizohen as me ujë të pijshëm.
Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ndërkohë procedurat e tenderimit për shkatërrimin e shkëmbit që rrezikon fshatin Tërbuq. Por nuk ka një afat kohor për nisjen e ndërhyrjes. Fillimi i 2018 ka shkaktuar probleme të mëdha me rrëshqitjet e tokës në Gjirokastër si në qytet edhe në zonat rreth saj./abcnews.al