Një masiv shkëmbi bie në rrugën e Bushtricës, lëvizja e mjeteve në vështirësi 

schedule11:08 - 15 Shkurt, 2018

schedule 11:08 - 15 Shkurt, 2018

Një masiv shkëmbi i cili ra gjatë natës në rrugën e Bushtricës ka penguar lëvizjen e mjeteve nga Librazhdi në Përrenjas për afro një orë. Për fat kur ndodhi ngjarja nuk pati dëmtime në njerëz, por aty vazhdojnë të bien gurë nga mali. Siç shikoni edhe nga pamjet, në vendin e shkarjeve kanë shkuar mjetet që po punojnë për të hapur rrugën dhe ta mbajnë atë të sigurtë. Në rrugën Librazhd Qafë – Thanë shpesh shfaqen probleme duke nisur që nga vendi i quajtur Murrash, aty ku ka shkarje të herë pas hershme./abcnews.al