Ehat Miftaraj nga Instituri i Kosovës për Drejtësi komentoi zhvillimet e fundit lidhur me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, ai tha se Kosova nuk ka dhënë një “Jo” të prerë për propozimin franko-gjerman.
“Nuk është se ka një jo të prerë nga ana e Kosovës. Kërkohen garanci shtesë që të respektohet njohja por ka dhe një kërkesë tjetër që lidhet me faktin se pjesë e këtij plani të jetë dhe asociacioni.”, u shpreh ai duke shtuar më tej se duhet të ketë dy garanci kryesore për marrëveshjen.
“Besoj se nga ana e Kosovës duhet të ishin dy garanci kryesore. Të nënkuptojë njohjen në qendër por dhe fakti që të merret për bazë që kërkesa për asociacionin e komunave serbe të jetë pjesë e 10 vjeçarit të kësaj marrëveshjeje.”, u shpreh ai. A do të ketë një përmbyllje deri në Mars?
“Jam i sigurt që me përkushtimin e SHBA-së dhe BE-së do të kemi një marrëveshje deri në Mars”, u shpreh ai./abcnews.al