Një lojtar pozitiv te skuadra çeke, ndërpritet përfundimisht kampionati

schedule15:59 - 23 Korrik, 2020

schedule 15:59 - 23 Korrik, 2020

Koronavirusi godet sërish botën e futbollit dhe ia ka dalë të ndërpresë një kampionat. Një lojtar i Opava, skuadrës që po lufton për të qëndruar në elitë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe kaq ka mjaftuar që drejtuesit të ndërpresin kampionatin.

Dy javë kishin mbetur deri në fund të sezonit, por ndeshje nuk do të ketë më për këtë sezon, ashtu si edhe rrëzime të ekipeve një kategori më poshtë. Titulli kampion u fitua nga Slavia Prague e Peter Olayinka.

Plzen do të marrë pjesë në eliminatoret e Champions League, ndërsa skuadrat që janë kualifikuar për në Europa League janë: Sparta Prague, Sloven Liberec dhe Jablonec. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!