“Një lojtar fantastik, goleador i lindur”, vazhdojnë elozhet për Greenwood!

schedule21:34 - 5 Korrik, 2020

schedule 21:34 - 5 Korrik, 2020

Manchester United është rikthyer tek fitoret dhe tashmë “Djajtë e Kuq” numërojnë plot 16 ndeshje radhazi pa humbje. Marcus Rashford shprehet i lumtur pas fitores 5-2 kundër Bournemouth si dhe tregon për këshillat që i ka dhënë shokut të skuadrës, Mason Greenwood. Ky i fundit arriti të shënojë dy gola ditën e djeshme, duke u bërë adoleshenti i parë që arrin 15 gola në një sezon që nga koha e Wayne Rooneyt.

”Mason është një lojtar fantastik. E kam parë të luante para se të vinte tek ekipi i parë. Ishte thjesht çështje kohe që ai të luante me ne. Duhet theksuar se Ole ka bërë një punë të shkëlqyer me të. Trajneri i ka dhënë shumë besim atij, që kur e grumbulloi në ndeshjen kundër PSG-së, që për një lojtar si ai do të thotë shumë”, deklaron anglezi.

”Flas shpesh me të dhe i them se duhet të përqëndrohet vetëm tek stërvitja dhe loja e tij. Detyra e Mason është të shënojë dhe këtë gjë po e bën më së miri. Nuk ka pse të merret me asgjë tjetër. Ai nuk duhet të ndikohet nga mediat apo gazetarët kur ata e shajnë apo lavdërojnë atë. Ne shënuar që të tre. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe duhet të vazhdojmë kështu”, mbyll Rashford. /abcnews.al