Një librari në Hungari gjobitet rëndë për shitjen e romaneve LGBT

schedule08:50 - 14 Korrik, 2023

schedule 08:50 - 14 Korrik, 2023

Autoritetet në Hungari vendosën një gjobë të madhe ndaj një firme vendase librash për një roman të hapur LGBTx+ me përshkrime të gjalla.

Ata pretendojnë se shitja e asaj vepre shkel gjithashtu një ligj tjetër të diskutueshëm që ndalon shfaqjen e homoseksualitetit ndaj të miturve.

Libraria Lira Koniv ka zinxhirin e dytë më të madh të librarive në Hungari. Ajo u gjobit me 12 milionë forintë (rreth 32,000 euro) sepse vendosi romanin popullor “Hartstopper” të britanikes Alice Osseman në seksionin për letërsinë për të rinjtë dhe për shkak se librat nuk janë në ambalazhe të mbyllura siç kërkohet nga ligji i 2021.

Zyra e Qeverisë për Rajonin e Budapestit, e cila vendosi gjobën në emër të mbrojtjes së konsumatorit, tha për agjencinë shtetërore të lajmeve MTI se kishte kryer një hetim për shitjen e veprës në librari.

Dënimi bazohet në ligjin e Hungarisë të vitit 2021 për “mbrojtjen e fëmijëve”, i cili ndalon shfaqjen e përmbajtjeve homoseksuale për të miturit në media, duke përfshirë televizionin, filmat, reklamat dhe literaturën. Ai ligj gjithashtu ndalon përmbajtjen LBGTQ+ në kurrikulat shkollore dhe ndalon shfaqjen publike të artikujve që përshkruajnë ose promovojnë gjini të ndryshme nga grupi i përcaktuar në lindje.

Qeveria hungareze këmbëngul se ligji, pjesë e një statuti më të gjerë që rrit gjithashtu dënimet penale për pedofilinë dhe krijon një bazë të dhënash të shkelësve seksualë, është i nevojshëm për të mbrojtur fëmijët. Por kritikët e qeverisë së krahut të djathtë e shohin atë si një përpjekje për të stigmatizuar lezbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!