Diplomati dhe autori Arben Çejku ka promovuar librin e tij më të ri “Kryqi i Fjalës”. Ky roman ngre lart figurën e nënës, gruas shqiptare, besimin në komunizëm dhe fuqinë e fjalës së lirë.
Libri “Kryqi i Fjalës” është një vepër me ngarkesë të fortë emocionale, ku ndërthuren kujtesa historike me besimin fetar.
Titulli “Kryqi i Fjalës” bazohet në një ngjarje të viteve ’70, kur Shqipëria u përcaktua si një vend ateist dhe besimi fetar u ndalua me ligj. Një nga personazhet kryesore plotëson nevojat e banorëve të një zone në Veri, në Mirditë, duke iu ofruar qytetarëve shërbesat fetare.
Mesazhi kryesor i veprës është rëndësia e mendimit të lirë dhe e fjalës së lirë.
Kjo vepër, sipas autorit, ka personazhe të krijuara, por ngjarjet bazohen në histori të vërteta.
“Krijimtaria është një fantazi, e bazuar në historinë e shqiptarëve, në njerzit e thjeshtë. Qëllimi im të hedh dritë tek njerzit e zakonshëm që jeta ka ndodh dikur, por që duhet edhe sot. Meaazhi që fjala të jetë e lirë, jo vetëm kur flet por, edhe pasi të jetë thënë të jëtë i lire”.
Por, çfarë mund të gjejn të veçantë lexuesit në këtë libër?
“Nqs lexuesi është i interesuar për aventurën, ju garantoj që e gjejn këtë. Një nga personazhet heq Monalizën dhe vendos nënën e tij, nëse duan të mësojnë për komunizinin, është internimi i babit të njërit prej pesonazheve. Një grua nëse do të mësoj për fuqinë e tyre mund ta gjej sgumë lehtë që vjen si një burim drite”.


