Një legjendë “Lojtari i Shekullit”, tifozët e Tiranës vendosin unanimisht

schedule22:07 - 6 Prill, 2020

schedule 22:07 - 6 Prill, 2020

Tifozët e Tiranës, ata në rrjetet sociale, kanë zgjedhur. Me siguri edhe ata të tjerët do jenë dakord, që më i miri i shekullit i bardhebluve të jetë Arben Minga, ai që shënoi në portat e çdo kundërshtari dhe fitoi shumë me Tiranën. Sot nuk jeton më, por ai gëzon respektin e tifozëve, të cilët edhe e kanë vlerësuar.

“Një shekull histori dhe një numër shumë i madh ikonash bardheblu. Një çmim është shumë pak dhe të shumtë do të jenë emrat që do të vlerësohen në festën e 100 vjetorit. Jo vetëm kaq, por cilido që ka kontribuar për fanellën bardheblu do të ketë një vend në historikun e ditëve festive që klubi ka planifikuar.

10 ditë më parë propozuam të zgjidhnin tifozët lojtarin e shekullit bardheblu. Emrat e shënuar në mediat sociale kanë qenë të shumtë, si dhe propozimet për të mos u mjatuar vetëm me një emër. Me të drejtë, pasi 100 vite histori kampionësh janë shumë.

Megjithatë, ky çmim simbolik meriton të jepet pasi tifozët i janë përgjigjur propozimit dhe kanë zgjedhur të preferuarin e tyre. Arben Minga është më i votuari ndër më të preferuarit e shekullit bardheblu.

Në ditët e festës së 100 vjetorit, çmimi për ikonën “15-katëshi Minga”, do të jepet pas përzgjedhjes së bërë nga tifozët. Ju falenderojmë dhe urojmë të jeni mirë e të rikthehemi sa më shpejt së bashku”, shkruan klubi i Tiranës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!