Një lajm i bukur vjen për të gjithë fansat e “Joker”, ku bëhet e ditur se filmi do të ketë një vazhdim. Lajmin e ka dhënë regjisori Todd Phillips, i cili ka zbuluar se titulli për vazhdimin do të jetë “Joker: Folie à Deux”.
Ai ndau kopertinën e kuqe të skenarit në faqen e tij në Instagram dhe njoftoi se po bashkohet sërish me skenaristin Scott Silver.
Nëntitulli në frëngjisht i filmit në përgjithësi përkthehet si “çmenduri për dy” dhe mund të nënkuptojë një mashtrim të përbashkët midis dy njerëzve.
Ndërkohë, disa media kanë hedhur dyshime që kjo mund të jetë një dalje që lidhet me partneren e Joker-it, Harley Quinn, një personazh i luajtur më parë nga Margot Robbie./abcnews.al