Vijojnë provat në Dance Reality Show “T’ka mami yll”. Profesor Albi Nako ka zgjedhur edhe ditën e sotme t’i vëzhgojë nga afër fëmijët. Një moment, ai i ka pyetur se cili mendojnë ata se largohet nga skuadra që bëjnë pjesë.
Mirëpo, kur ka ardhur radha te Soari, Albi është ndalur edhe e ka uruar për ditëlindje. Ka qenë pikërisht mamaja e Soarit bashkë me vëllain e tij të vogël që kanë ardhur për ta surprizuar.
Ndërkohë që konkurrentët i këndonin këngën e ditëlindjes, ata kanë hyrë me tortën në duar dhe një tullumbace, duke e befasuar. Soari është surprizuar aq shumë sa shpërthyer në lot. Një surprizë kjo që u prit shumë mirë edhe nga fëmijët e tjerë.
/abcnews.al