Një kombëtare latine për De Biasin, nisin bisedimet

schedule23:48 - 10 Tetor, 2019

schedule 23:48 - 10 Tetor, 2019

Deri pak orë më parë, De Biasi shihej si një nga favoritët për të marrë kreun e Sampdorias. Megjithatë, ish-trajneri i Shqipërisë shihej si alternativë e dytë, pasi dëshira kryesore e ekipit italian është Claudio Ranieri.

De Biasi nuk ka vendosur të presë dhe ka nisur bisedimet për një probjekt të ri. Siç raporton moderatori i “Pressing”, Gerti Carcani, tekniku italian ka nisur bisedimet me Federatën e Ekuadorit, për të marrë drejtimin e kombëtares.

Ekuadori shkarkoi në fillim të muajit korrik teknikun Hernan Dario Gomez, vetëm një vit pasi mori drejtimin. Flitej se Spalleti do të merrte drejtimin e kësaj kombëtareje, por tashmë, është De Biasi ai që me shumë gjasa do të ulet në krye të stolit të kombëtares amerikano-latine./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!