Sandro Mazzola është një legjendë e gjallë e Interit. Ish-kapiteni zhvilloi gjithë karrierën e tij në Milanon zikaltër (1960-1977) dhe fitoi dy herë Ligën e Kampioneve me këtë skuadër. Veprimi i fundit nuk i ka pëlqyer dhe Mazzola është trishtuar nga shitja e Mauro Icardit.
Argjentinasi u transferua përfundimisht te PSG dhe Mazzola shpjegon për fcinter1908.it se pse nuk duhej shitur një goleador si 27-vjeçari. “Icardi më pëlqente shumë, unë nuk do e kisha shitur.
Nuk e di qartësisht se çfarë ka ndodhur mes tij dhe klubit, por kur ke një lojtar të tillë, e mban në skuadër. Shumë gjëra ndodhin brenda dhomës së zhveshjes, gjithmonë kanë ndodhur.
Ama, nëse jam një klub i madh dhe kam në përbërje një futbollisti si ai, e mbaj. Kur dikush është i fortë, është i fortë. Icardi duhej mbajtur, situata e çdokujt mund të ishte vlerësuar, por Icardi duhet të ishte ende pjesë e Interit“, deklaron Mazzola. /abcnews.al