Pas mbylljes së këtij sezoni katastrofik, ku nuk arritën dot as të siguronin një vend për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, “të kuqtë” e Liverpool duket se i kanë hyrë punës këtë verë për një “risfreskim” total të ekipit.
Disa kohë më parë u përfol për afrim e hollandez Ryan Gravenberch në “Anfield Road”, por me negociatat me Bayern, që kanë ngrirë, Jurgen Klopp së bashku me bordin e “të kuqve” janë në ndjekje të një tjetër lojtari.
Bëhet fjalë për kampionin e botës me Argjentinën, Alexis Mac Allister, me 24-vjeçarin, që pëlqehet shumë nga trajneri gjerman dhe që ka shkëlqyer këtë sezon me fanellën e “pulëbardhave”.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, “të kuqtë” e Liverpool do të ishin mëse të gatshëm për të paguar klauzolën e argjentinasit, me Mac Allister, që pritet t’i kushtojë skuadrës së Jurgen Klopp, rreth 60 milionë paund. /i.m /abcnews.al