Një jetë plot beteja dhe trofe, formacioni më i veçantë i Superiores

schedule13:52 - 3 Maj, 2020

schedule 13:52 - 3 Maj, 2020

Një formacion i tëri me veteranë, siç edhe i thërrasim zakonisht ata që i kanë shumë vite në futboll. Nuk i mungojnë as Superiores dhe nëse i rreshtojmë ata të gjithë së bashku në një formacion, atëherë edhe trofetë që kanë fituar janë të shumtë.

ABC News i sjell të gjithë në një formacion dhe pavarësisht moshës ata janë protagonistë. Ilion Lika, më i vjetri në Superiore, për tre muaj kap të 40-at dhe po jep kontributin e tij te Tirana, që renditet në vendin e parë me 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

 

Edhe qendra e mbrojtjes është bardheblu, me korçarët Tefik Osmani dhe Kristi Vangjeli, që kanë një diferencë të vogël në moshë mes tyre. I vetmi i huaj është Blagoja Todorovksi, mbrojtësi i djathtë nga Maqedonia e Veriut.

Lojtari i Teutës i del zot krahut të djathtë, ndërkohë që edhe për linjën e majtë është një shok skuadre i tij. Madje kapiteni i durrsakëve. Bëhet fjalë për Renato Arapin, i cili shumicën e karrierës e ka kaluar duke luajtur në të majtë të mbrojtjes.

Artim Pollozhani dhe Gentian Muça janë gjithashtu dy lojtarë që vitet e fundit nga mesfusha janë zhvendosur në qendër të prapavijës. Gjithsesi ata njihen shumë mirë si dy futbollistë që për vite të tëra kanë qenë diga në mesfushë.

 

Gjergji Muzaka u dëmtua herët këtë sezon, por nuk mund të mungojë në formacionin e veteranëve, aty ku ka luajtur zakonisht, si anësor i djathtë. Ndriçim Shtubina është nga ata që i bën vend vetes kudo dhe për shkodranin ka një vend në krahun e majtë të sulmit.

Në sulm dhe pas tij janë sy shkodranë. Gilman Lika, si fantazist, dhe Xhevahir Sukaj me detyrë shënimin e golave. Të ishin në moshë tjetër, një formacion i tillë mund të bënte ligjin në Superiore. /abcnews.al