Një jetë me bletët, vëllezërit që nuk janë shkëputur asnjë ditë nga pasioni

schedule21:30 - 1 Gusht, 2021

schedule 21:30 - 1 Gusht, 2021

Nga Elidon Berberi

Është ndryshe nga shumë bletërritës të tjerë.

Erald Dhima nga Gjirokastra, studioi një vit në universitetin e Jeruzalemit në Izrael për rritjen dhe kultivimin e kolonive të bletëve. Pasi përfundoi studimet vendosi të kthehet në vendlindje për të vijuar këtë profesion që ia la trashëgim gjyshi.

“Unë kam ndjekur një kurs bletarie në Jeruzalem. Kemi përvetësuar njohur bashkëkohore për menaxhimin e bletarisë”, shprehet ai.

Për të nxjerrë një mjaltë të mirë, përveç njohjes së bletës duhet të jesh i përgatitur edhe për sëmundjet që e prekin atë. Eraldi na tregon më shumë për këtë.

“Sëmundshmëria e parë njihet si morri i bletës, që nuk nëse nuk kurohet në kohën e duhur, hap portën për sëmundjet e tjera”.

Ai thotë se për vendin tonë është e nevojshme trajnimi i bletarëve.

“Ekziston një kurs në UBT por nuk është shumë i zhvilluar dhe nuk ka dijeni njeri. Unë për vete nuk kam dijeni nëse bëhen kurse për bletarët e rinj”.

Por që puna të ketë sukses nuk bëhet vetë. Bashkë me Eraldin punon dhe vëllai i tij. Spiro Dhima e nisi fillimisht si pasion, që më pas iu kthye në profesion.

Shqetësim për të është tavani i vendosur nga instancat për të përfituar subvencionin.

“Sivjet është më i rëndë subvencioni. Ajo ka një limit. Nuk ka rëndësi sa bletë ke ti. Ne kemi kërkuar që tavani të hiqet. Edhe dyshemeja është mirë të hiqet. Është një sektor që nuk ka zhvillimin e duhur, ndaj duhet që këto kritere të hiqen”.

Futja në treg e produkteve jo origjinale mbetet sfida më e madhe.

“Vitet e fundit janë rritur kontrollet në aspektin e etiketave. Kjo bën që ato false të ulen. Ky është një stimulim i mirë për prodhimin vendas”.

Dy vëllezërit kanë në fshatin Kokoz 200 koshere. Po sa është fitimi?

Tani është edhe sezoni i prodhimtarisë, ku sigurisht edhe qumështi mbetet i preferuar për vetitë kuruese që ka./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!