Një javë pas tërmetit, Maroku bën thirrje për ndihmë ndërkombëtare

schedule12:07 - 15 Shtator, 2023

schedule 12:07 - 15 Shtator, 2023

Një javë pas tërmetit vdekjeprurës që mori jetën e mijëra njerëzve, Maroku këtë të premte ka vendosur që të kërkojë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar për të mbështetur të mbijetuarit.

Deri më sot, vendi ka marrë ndihmë vetëm nga Spanja, Katari, Mbretëria e Bashkuar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vende miqësore me qeverinë, me justifikimin se “bazuar në provat e disponueshme nuk ka nevojë për ndihmë shtesë”.

Ndërkaq këtë të premte kreu i shërbimeve emergjente të OKB-së, Martin Griffiths, njoftoi se ne presim dhe shpresojmë bazuar në diskutimet me autoritetet marokene që kërkesa për ndihmë do të dërgohet sot ose nesër.

Në të njëjtën kohë, Banka Botërore po punon me autoritetet në Marok dhe Libi për të siguruar financim në përgjigje të fatkeqësive vdekjeprurëse që goditën të dy vendet, tha sot drejtori i bankës për Turqinë, Umberto Lopez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!