Ndryshe nga shumica dërrmuese e njerëzve, Karen Green nuk e hapi kurrë kutinë për iPhone-in e ri që mori si dhuratë në 2007.
Ky model i gjeneratës së parë iPhone u shit në ankand për një vlerë mbresëlënëse prej 63,356 dollarë, gati 15,000 dollarë më shumë se vlerësimi origjinal.
Telefoni celular, identik me pajisjen e mbajtur nga Steve Jobs në prezantimin e tij të paharrueshëm të Apple, i ishte dhënë nga miqtë e saj për punën e saj të parë. Megjithatë, duke qenë se sapo kishte blerë një celular të ri, ajo e mbajti të paprekur dhuratën, pa e hequr as nga paketimi.
Green e kishte dërguar celularin në vitin 2019 në një ankand, për faktin se ai ishte ende i mbyllur në paketimin e tij dhe nuk ishte 4, por 8 GB, u vlerësua me 5000 dollarë. Megjithatë, pritja prej gati katër vitesh e shumëfishoi vlerën.
iPhone të tjerë të gjeneratës së parë në gjendje dhe paketim të ngjashëm janë shitur kohët e fundit, një për 35,414 dollarë në gusht dhe një tjetër për 39,339 dollarë në tetor.
Kur Green mësoi se një tjetër iPhone i gjeneratës së parë nga viti 2007 ishte shitur në ankand për 39,339 dollarë, artistja e tatuazheve kontaktoi shtëpinë e ankandeve LCG..
“Na telefonojnë të gjithë, por 99% e tyre nuk kanë të njëjtën gjë. Karen kishte ende një artikull vërtet unik me një histori të mrekullueshme”, tha Mark Montero i LCG.
Siç tha Green për Business Insider, ajo do ta kishte mbajtur iPhone-in e saj të vjetër më gjatë për të rritur vlerën e tij, por asaj i duheshin paratë për të ndërtuar biznesin e saj në New Jersey.
Vihet re se iPhone i parë i lëshuar në 2007 kushtoi 499 dollarë për versionin 4 GB dhe 599 dollarë për versionin 8 GB.
Në dekadën që nga ai debutim historik, Apple ka shitur 1.2 miliardë iPhone, duke dominuar tregun e smartfonëve. /abcnews.al