Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur sonte në Gjilan, shkruan Express. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Shaban Azizi.
“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, është shprehur Azizi.
Sipas tij viktimat janë të gjinisë mashkullore dhe i takojnë moshës së re. Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar për rastin. /abcnews.al/