Shoqata e Neonatologëve në Kosovë ka konfirmuar rastin e parë të një porsalinduri me COVID-19.
Kryetarja e shoqatës Burbuqe Skënderi ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Skënderi bën me dije se gjendja shëndetësore e foshnjës është e qëndrueshme, ndërsa i bën apel qytetarëve të bëjnë kujdes pasi virusi nuk njeh moshë.
“Shoqata e Neonatologeve të Kosovës raporton rastin e parë te të porsalindurit me Covid pozitiv, gjendja e përgjithshme e foshnjës momentalisht sabile. Beni kujdes, Covid nuk zgjedh moshë”, shkruan Skenderi.