Një i infektuar me COVID-19 te klubi i Serie A, shtyhen dy miqësore

schedule20:52 - 9 Shtator, 2020

schedule 20:52 - 9 Shtator, 2020

Torino, klub që nënshkroi me mbrojtësin Mërgim Vojvoda pak ditë më parë, ka njoftuar se një pjesëtar i stafit ka rezultuar me koronavirus pas një kontrolli rutinë bazuar në protokollin anti-covid të vendosur nga FIGC.

Torino njofton se personi i infektuar është asimptomatik dhe është futur në izolim. Stafi mjekësor i “demave” po përkujdeset për të, ndërkohë që klubi italian ka marrë edhe vendimin e parë që ka të bëjë me fatet e dy ndeshjeve miqësore.

Më 11 dhe 12 shtator ishin projektuar dy ndeshje miqësore, që tashme janë anuluar për të respektuar kështu sugjerimet e protokollit. /abcnews.al