Një i infektuar dhe dy të izoluar, “shuplakë” për Skocinë para ndeshjes me Kroacinë

schedule11:57 - 21 Qershor, 2021

schedule 11:57 - 21 Qershor, 2021

Goditje e rëndë për Skocinë një ditë para ndeshjes me Kroacinë në fazën e grupeve të Kampionatit Europian. Një nga lojtarët më të mirë në dy ndeshjet e para, Billy Gilmour është infektuar me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur vetë kombëtarja britanike që deklaron se talenti i Chelseas do të izolohet për taë paktën 10 ditë, duke konfirmuar mungesën e tij në pjesën e mbetur të Europianit për Skocinë.

Dhimbja nuk mbaron me kaq sepse në një njoftim të dytë kombëtarja ka njoftuar izolimin  edhe të dy yjeve të tjerë. Anësori i Liverpool, Andy Robertson dhe mesfushori i Aston Villas, John McGinn janë izoluar gjithashtu sepse kanë qenë kontakte të afërta me Goilmour. /abcnews.al

https://twitter.com/ScotIandNTT/status/1406909064983068675

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!