Një i arrestuar për grabitjen tragjike, bashkëshorti i Karolinës merret urgjent me helikopter: Çfarë më tregoi policia

schedule14:17 - 17 Qershor, 2021

schedule 14:17 - 17 Qershor, 2021

Ndërkohë që policia thekson se na ndajnë vetëm pak orë nga zbardhja e grabitjës tragjike në Glyka Nera të Athinës, mediat lokale flasin edhe për një të arrestuar për vrasjen e Karolinës 20-vjeçare pranë foshnjes së saj.

Duke iu referuar deklaratave të bashkëshortit të saj Babi Anagnostopoulos, mediat greke theksojnë se në Drejtorinë e Policisë së Greqisë gjendet një person i arrestuar pikërisht me grabitjen në fjalë.

Ky fakt konfirmohet edhe nga bashkëshorti i të resë, i cili më herët u mor me urgjencë me helicopter për t’u dërguar në polici me qëllim sipas tij identifikimin e një personi të arrestuar.

Ish-vjehrra ime më pyeti se çfarë kishte ndodhur kur më mori policia me urgjencë dhe unë i thash se më morën për të identifikuar një person, i cili është arrestuar tani nga policia dhe dyshohet si pjesëmarrës ne grabitje”, u shpreh ai për mediat greke.

Ai ishe në varreza duke dërguar lule në varrin e së shoqës së vdekur gjatë grabitjes, kur dy policë i janë afruar duke kërkuar prej tij që t’i ndiqte, raporton abcneës.al.

Mësohet se policia ka të dhëna të reja nga kamerat e sigurisë dhe kërkon që të bëhen verifikime edhe përmes dëshmisë së bashkëshortit, i cili ishte dëshmitari i vetëm në ngjarjen tragjike.

Karolina u vra duke u mbytur gjatë grabitjes disa javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa policia është duke kryer kërkime intensive për gjetjen e vrasësve për shkak edhe të ndjeshmërisë publike si edhe makabritetit të ngjarjes.

Fillimisht u dyshua për një grup gjeorgjianësh, ndërsa tani policia dyshon për disa shqiptarë krahas të tjerëve dhe është duke marrë informacione nga autoritetet tona në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Sëfundmi, policia ka zbuluar disa mospërputhje mbi orën e vdekjes së Karolinës dhe deklaratat e bashkëshortit të saj. Gjithçka është zbuluar nga ora e saj inteligjente, e cila ka regjistruar gjithçka. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!