Një histori suksesi, Kiara Tito rrëfen vendimin e vështirë që i ndryshoi jetën

schedule22:01 - 16 Qershor, 2021

schedule 22:01 - 16 Qershor, 2021

Kiara Tito, e ftuar mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” u ndal tek suksesi i saj i jetës.  Ajo rrëfeu përballë moderatores Ermira Çausholli dhe mikeshës së saj Liesa Haxhiasllani peripecitë që i është dashur të kalojë për të arritur aty ku është sot.

 

Kiara tregoi se kur ishte e vogël prindërit e saj iu deshën te largoheshin drejt Italisë për një të ardhme më të mirë. Por siç tha ajo, pasi qëndroi për një periudhë kohe në vendin fqinj, vendosi të kthehej në Shqipëri për të ndjekur ëndrrën e saj në television.

“Shkova në Itali dhe jetova për disa vite, por nuk ndihesha e lumtur me jetesën që bëja. Më mungonte shumë Shqipëria. Vendi që jetoja ishte i vogël dhe nuk të jepte mundësitë që kam këtu në Shqipëri.  Fola me babin, i thashë kam dëshirë që të kthehem në Shqipëri që t’ju bëj akoma dhe më krenar se kam përshypjen se do të realizoj ëndrrën të punoja në television.”, tha Kiara.

 

“Në periudhën që u ktheva, Italia po përjetonte një krizë dhe në ato momente prindërit nuk kishin mundësi të më çonin në universitetin që doja. Dhe i thashë do të kthehem dhe do të studioj në Shqipëri. Kur kthehem marr pjesë në Miss Shqipëria dhe nuk e di si ndodhi por fitova çmimin që doja, ishte një bursë studimi në universitet.”, shtoi Kiara.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!